Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu dëshmon në Prokurorinë Speciale: Çdo vendim i imi si ministër i Mjedisit ka qenë në përputhje me ligjin
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu u mor sot në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës në kuadër të hetimeve për shpërdorim detyre që lidhet me kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Në një deklaratë për mediet pas daljes nga Prokuroria Speciale e Kosovës, Aliu tha se “vitet e fundit kam qenë vazhdimisht objekt i sulmeve degraduese dhe pretendimeve të pavërteta. Përgjatë këtyre dy viteve kam zgjedhur heshtjen. Sot pata mundësinë të sqaroj se, si në procesin në fjalë, ashtu edhe gjatë gjithë periudhës sa kam shërbyer si Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, çdo vendim dhe çdo veprim imi ka qenë në përputhje të plotë me ligjin. Kjo ka qenë dhe mbetet e vërteta, pavarësisht përpjekjeve për ta shtrembëruar atë”, theksoi Aliu.
Ai u shpreh se “është lehtësim që pas dy vitesh heshtje pata mundësinë për të sqaruar situatën para Prokurorisë për gjithë atë sulm dhe pretendim të vazhdueshëm ndaj meje, i cili ka degraduar aq shumë, por unë jam përgjigjur me heshtjen”.
Aliu tha se ka për gjithë periudhën që ka qenë ministër ka punuar në përputhje me ligjin dhe ka epruar sipas rekomandimeve të zyrës kombëtare të auditimit.
“Nuk ka asnjë vendim i cili mundet të më ndërlidhë mua me këtë proces. Po ashtu për pretendimin për mosveprim të rastit ka qenë i audituar nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe ka pasur rekomandime dhe është vepruar në bazë të rekomandimeve”, theksoi Aliu.
Aliu tha se “ka pasur auditim të brendshëm, ka pasur edhe hetim i cili e qartëson shumë qartë pozitën e ministrit si staf politik karshi punës në administratë”.
/Shqip.com