Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës
Publikuar:
(05.08.2026 12:56:17)
Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu është ftuar sot për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale, raporton me burime portali Vox Kosova.
Aliu, i cili aktualisht mban pozitën e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit në Shqipëri, ka nisur intervistimin para prokurorëve specialë të mërkurën në mëngjes.
Ish-ministri i Infrastrukturës dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Liburn Aliu ishte Ministër në Ministrinë e Infrastrukturës deri më 27 gusht të vitit 2025, kur edhe kishte dhënë dorëheqje pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës.
/Shqip.com