Lajme

Nga Bruno Çela, djali i pronarit të “Brunes” tek Pashk Gjini i “Alesio 2014”/ Zbulohen emrat e personave që ndodheshin në jahtin ku pati të shtëna me armë zjarri

Janë identifikuar personat që ndodheshin në jahtin ku u regjistrua incidenti me të shtëna me armë zjarri në Palasë, përballë plazhit të Green Coast. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar ndërsa ka shkaktoi panik dhe alarm te pushuesit në zonën e Palasës, Gjilekës dhe Dhërmiut.

Sipas informacioneve, në bordin e jahtit ndodheshin Bruno Çela, Leonard Haso, Afrim Kastrati dhe Pashk Gjini.

Bruno Çela është djali i pronarit të Brunes.

Ndërsa Pashk Gjini është pronari i kompanisë së ndërtimit “Alesio 2014”, i cili njihet edhe me emrat Pashk Rrapi, Pashuk Gjini dhe Anton Gjinaj.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar dinamikën e incidentit, motivet dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë.

Pas të shtënave, policia u vu në ndjekje të mjetit lundrues. Jahti tentoi të largohej në drejtim të Greqisë por u ndalua nga patrulla kufitare.

/Shqip.com