Astrit Gjonpalaj, pronari i “Globus Travel” shoqërohet nga policia pas të shtënave me armë në jaht, në Palasë?
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Palasë përballë Green Coast, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në bordin e një jahti luksoz. Pas sinjalizimit, efektivët e Policisë Kufitare, të mbështetur nga forcat speciale, kanë rrethuar mjetin lundrues dhe kanë nisur menjëherë veprimet hetimore. Sipas burimeve, dy persona që dyshohet se kanë lidhje me incidentin u larguan nga jahti me një gomone, por u ndaluan sapo dolën në breg.
Mësohet se mes të shoqëruarve ndodhen Astrit Gjonpalaj, ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe aktualisht biznesmen, pronar i kompanisë së udhëtimeve “Globus Travel”, si dhe shqiptaro-amerikani Astrit Meta. Dyshohet se të dy të kenë qenë në bordin e jahtit në momentin kur ndodhi incidenti. Pas të shtënave, ata dyshohet se janë larguar me një gomone drejt bregut, por janë lokalizuar dhe ndaluar nga forcat e policisë sapo kanë zbritur në tokë.
Po ashtu janë ndaluar edhe Sipas policisë, janë ndaluar Bruno (Geron) Çela 31 vjeç, Leonard Haso, 31 vjeç, Afrim Kastrati 49 vjeç dhe Pashk Gjini, 60 vjeç. Gjatë kontrollit të tyre dhe jahtit, policia nuk ka gjetur asnjë send të paligjshëm. Bëhet me dije se jahti fillimisht kishte marrë drejtimin për në Greqi, por më pas ndryshoi kurs. Gjatë ndjekjes, njëri prej personave në bord u hodh në det dhe u kap më pas nga Policia Kufitare.
Gjatë operacionit, dy nga personat që ndodheshin në bordin e jahtit, tentuan të afroheshin në breg me gomone për t’i ikur policisë. Por, pasi konstatuan praninë e efektivëve në tokë, ata u kthyen sërish drejt jahtit.Sipas të njëjtave burime, në përpjekje për t’iu shmangur autoriteteve, jahti fiku dritat dhe vijoi lëvizjen në det.
Ende nuk dihen rrethanat pse kanë ndodhur të shtënat apo tentativa e personave të ndaluar për t’i shpëtuar policisë. Mjeti lundrues i është nënshtruar kontrollit të imtësishëm nga forca të shumta policie, por ende nuk dihet se çfarë është gjetur./ Prapaskena
©Shqip.com