Aksident tragjik në minierën e “Eternal Security” në Bulqizë, humb jetën minatori 40-vjeçar. Trupi u gjet sot i mbuluar nga masivi i kromit
Publikuar:
(02.08.2026 18:25:55)
Pas më shumë se 24 orësh kërkime, është bërë e mundur nxjerrja nga galeria e trupit të minatorit 40-vjeçar, Ilir Kolaveri i cili humbi jetën në minierën e Tërnovës në Bulqizë.
Sipas informacioneve paraprake, 40-vjeçari dyshohet se ka rënë në një furnel në galerinë e kompanise “Eternal Security”, ku më pas është mbuluar nga një masiv gurësh.
Pas nxjerrjes nga galeria, trupi është transportuar drejt Tiranës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e plotë të shkaqeve të vdekjes.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik në minierë.
/Shqip.com