Protestat nuk më imponojnë dot asgjë!”/ Rama injoron revoltën qytetare, “shpërthen” ndaj medias së huaj, nxjerr fotografin jashtë zyrës dhe nis të…vizatojë
Ndërkohë që po përpiqet të tregohet i pa shqetësuar nga gjithçka që po ndodh në Tiranë, ku rrugët dhe sheshet janë pushtuar prej 61 ditësh nga protestat e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e tij dhe largimin e Ramës, kreu i qeverisë herë pas here e ka humbur durimin dhe ka shpërthyer ndaj mediave të huaja. Pas episodeve ku përplasej me gazetaret e CNN dhe Chanel4, një episode I ngjashëm është regjistruar edhe me gazetën e njohur britanike Monocle.
Në fillim ai ka injoruar totalisht kërkesat e protestuesve, teksa tha se ata mijëra persona që dalin çdo ditë në shesh nuk kanë fuqinë t’i imponojnë asgjë.
Në fillim ai ka injoruar totalisht kërkesat e protestuesve, teksa tha se ata mijëra persona që dalin çdo ditë në shesh nuk kanë fuqinë t’i imponojnë asgjë.
“Pse duhet të arrij një marrëveshje? Ata kanë të drejtë të protestojnë. Është një arritje e madhe për këtë vend të ketë protesta paqësore. Por ne jemi zgjedhur me një fitore të madhe dhe kemi një vizion të qartë. Ne kemi një kontratë me shumicën e shqiptarëve. Disa mijëra njerëz që këmbëngulin se ne duhet të largohemi janë të mirë për shëndetin demokratik të vendit, por ata nuk janë në gjendje të imponojnë asgjë”, shprehet Rama për median britanike.
Ndërkohë ai ka nxjerrë nga zyra fot0ografin e Monocle, pasi duhej të vizatonte.
“Protestuesit jashtë zyrës së kryeministrit nuk po bëjnë thirrje vetëm që projekti i Zvërnecit të anulohet. Ata gjithashtu bërtasin për nevojën për të përmirësuar shkollat, spitalet dhe standardet e jetesës. “Po mbaj shënime”, thotë Rama. “Armiqtë e tu mund të të thonë gjëra që janë më të dobishme sesa ato që të thonë miqtë e tu”. Me këtë, ai i udhëzon fotografit të Monocle të “dalë jashtë” dhe i drejtohet letrave të zbukuruara me vizatime në tavolinën e tij. Rama ka pohuar se skicimi e ndihmon të përqendrohet. Kjo verë e gjatë dhe e nxehtë nuk tregon shenja ftohjeje. Ai mund të ketë nevojë të porosisë disa stilolapsa shtesë”, përfundon artikulli.
/Shqip.com