Mbi tre orë në sheshin para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës, koordinuesit: Nesër në orën 10:00 para SPAK!
Publikuar:
(30.06.2026 21:42:07)
Pas mbi 3 orësh në shesin para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, itinerar ky që ndiqet çdo mbrëmje, për të 31 ditë tashmë.
Organizatorët kanë njoftuar se nesër në orën 10:00 do të mblidhet para SPAK ku do txë dorëzohet libri “Albanian Files” i firmosur nga protestuesit sot në shesh.
Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese.
/Shqip.com