Lajme

Bëhet baba për herë të dytë, Erion Veliajt i aprovohet leja 48 orëshe nga SPAK, mbërrin në maternitetin “Koço Gliozheni”

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është bërë për herë të dytë baba i një djali.

Mësohet se kryetarit të Bashkisë i është aprovuar nga Prokuroria e Posaçme leja dhe momentalisht është duke udhëtuar drejt maternitetit Koço Gliozheni, ku do të vizitojë foshnjen dhe bashkëshorten.

Mësohet se leja, e firmosur nga prokurori i Posaçëm Olsi Dado, është dhënë për 48 orë.

Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Kajan, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2018.

Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të vitit 2025.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur një sërë akuzash ndaj tij, duke përfshirë korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.

/Shqip.com