Studenti nga Serbia organizator i protestave në Tiranë: Kam eksperiencë, paralizuam Beogradin. Nga bllokimi i rrugëve rritet presioni shoqëror
Një student nga Serbia është pjesë e grupit organizator të protestës në Tiranë dhe ai dyshohet se është ideatori i bllokimit të autostradës Tiranë–Durrës pas protestës kur edhe një turmë marshoi drejt aeroportit të Rinasit, duke e çuar atë në një fazë më radikale.
Sipas mesazheve të publikuara dhe komunikimeve brenda grupit organizator, ai ka udhëzuar se faza finale e protestës duhet të jetë bllokimi i rrugëve dhe autostradave, me argumentin se kjo mënyrë rrit presionin dhe “ndalon sistemin”.
Studenti identifikohet si Alija Madjovic dhe më herët ka qenë i përfshirë në protesta në Serbi. Shiko më pak.
Në mesazhet në grupin e organizatorëve të protestës bie në sy edhe emri i Dorina Balla, aktiviste.

Mesazhi i studentit serb
Jam student nga Novi Pazari, Sanxhaku, ne Serbi. Jam kryetari i organizatës rinore “Menjamo Novi Pazar”. Mund t’ju ndihmoj, sepse kam qenë një nga udhëheqësit e protestave në Pazar edhe para protestave studentore, kur organizoheshin kundër projektit të Rio Tintos.
Kur fillon bllokimi i rrugëve, ai përfaqëson fazën e fundit të radikalizimit të protestave. Në atë moment bllokohen hyrjet e qyteteve dhe autostradat. Kjo e ndalon funksionimin normal të sistemit për disa orë dhe krijon një presion shumë më të madh shoqëror.
Studentët luajnë rolin më të rëndësishëm, sepse nuk janë parti …
Protestat në Tiranë kanë hyrë në ditën e 17-të. Organizatorët e protestës kanë parashtruar disa kërkesa politike, por refuzojnë që lëvizja e tyre të marrë formatin e një partie politike.
/Shqip.com