Lajme

“Ne e fituam luftën në Iran”, Trump provokon aleatët europianë: Nuk kishim nevojë për mbështetjen e tyre

FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump speaks in the Oval Office as he signs the Secure America Act, at the White House in Washington, D.C., U.S., June 10, 2026. REUTERS/Evan Vucci/File Photo

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-të nuk kanë pasur nevojë për mbështetjen e aleatëve europianë në përballjen me krizën me Iranin, duke theksuar se vendi i tij “e ka fituar luftën”.

“Nuk kishim nevojë për mbështetjen e tyre. Ne fituam luftën. Ishte disi e parëndësishme. Duhet të iki, kam një takim të madh që po zhvillohet, por ne fituam luftën në Iran. Nuk kishim nevojë për ndihmën e tyre. Faleminderit shumë,” është shprehur Trump, sipas raportimit të programit Omnibus në La7, në një telefonatë me Daniele Compatangelo.

Deklarata erdhi në përgjigje të një pyetjeje mbi rolin e udhëheqësve evropianë dhe vendeve të G7 në menaxhimin e krizës me Iranin. Trump ka argumentuar se mbështetja e aleatëve evropianë ishte “e parëndësishme”, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara i arritën objektivat e tyre pa kontributin e tyre.

/Shqip.com