Aksidenti tragjik në aksin Vlorë-Orikum, policia: Humbi jetën një 35-vjeçar, u bllokua në makinën që mori flakë
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Vlorë–Orikum”, në zonën e Radhimës. Sipas informacionit të policisë rreth orës 07:00, automjeti me drejtues shtetasin V. R., 32 vjeç, është përplasur me dy automjete të tjera, të drejtuara nga shtetasit F. K., rreth 35 vjeç, dhe A. M., 31 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së fortë, automjetet janë përfshirë nga flakët. Dy prej drejtuesve kanë mundur të dalin në kohë nga mjetet, së bashku me pasagjerët që ndodheshin me ta.
Fatkeqësisht, shtetasi F. K. ka mbetur i bllokuar brenda automjetit dhe si pasojë e flakëve, ka humbur jetën në vendngjarje.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe tre pasagjerë të huaj, të cilët udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin A. M., të cilët janë transportuar në spital.
Ndërkohë, drejtuesit e automjeteve, shtetasit V. R. dhe A. M., janë shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”, në Radhimë, automjeti me drejtues shtetasin V. R., 32 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. K., rreth 35 vjeç dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 31 vjeç. Pas përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi F. K.
Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë (shtetas të huaj) në automjetin me drejtues shtetasin A. M., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
2 drejtuesit e automjeteve, shtetasit V. R. dhe A. M., janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/Shqip.com