Lajme

Dita e 8-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në burg

Qytetarët kanë nisur marshimin edhe këtë të diel nga sheshi ‘Skënderbej’, drejt Kryeministrisë, kundër projektit të Zvërnecit.

Ashtu sikurse dhe ditët e tjera, nuk mungojnë pankartat dhe thirrjet patriotike të qytetarëve.

Një nga kërkesat e mijëra qytetarëve të pranishëm është dorëheqja e kryeministrit, Edi Rama, ndërsa nuk mungon thirrja e kthyer në simbol: Rama në burg, Berisha në burg.

Me flamuj dhe pankarta në duar, pas marshimit në bulevard, protestuesit u ndalën para godinës së Kryeministrisë ku pritet të qëndrojnë për disa orë siç ka ndodhur në ditët e mëparshme. Protesta nisi me protestuesit të cilët kënduan himnin e Flamurit.

Marshime po mbahen njëkohësisht edhe në disa qytete të tjera.

/Shqip.com