Lajme

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, voton Vjosa Osmani: Vota e qytetarëve do e nxjerr vendin nga kriza

Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti, ka votuar në shkollën fillore “Shkëndija” në Hajvali të Prishtinës.

Ish-presidentja iu bashkua qytetarëve që po votojnë sot për zgjedhjen e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës. Osmani është kandidate për presidente nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

““Jemi në heshtje zgjedhore, por normalisht jam shumë e lumtur me mënyrën se si qytetarët e Kosovës e marrin si detyrim kombëtar mundësinë për të kontribuar në çdo proces zgjedhor, sepse kjo është shumë me rëndësi, sepse pa ta s’ka demokraci, dhe jam tepër mirënjohëse për gjithçka që bëjnë për këtë vend dhe nuk e ndalin kurrë kontributin”, ka deklaruar Osmani për mediat.

/Shqip.com