Lajme

Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e kanoçe birre

Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar në zonën e Zvërnecit, duke ironizuar protestuesit dhe duke bërë thirrje për mbrojtjen e mjedisit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama iu drejtua me ironi “revolucionarëve”, duke u kërkuar që herën tjetër kur të shkojnë në atë bregdet për të protestuar në mbrojtje të flamingove, të mos futen me automjete në plazh dhe të mos ndotin zonën.

“MIRËMËNGJES ???? dhe me një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre – se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10 vjeçar të gjuetisë – po t’i lënë rrotat tek rruga automobilistike e të ecin si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato si dje që i kishin lënë mbrapa kanoçet e birrës, ju uroj të gjithëve një të diel të qetë????”, shkruan Rama në postimin e tij.

Reagimi vjen në një kohë kur debati për projektin në Zvërnec dhe protestat kundër tij vijon të shkaktojë përplasje të forta politike dhe publike.

/Shqip.com