Lajme

Zgjedhjet në Kosovë/ Voton Albin: Sot vendosin ata që votojnë!

Kosova voton sot! Pas ushtrimit të së drejtës së votës në Fakultetin Juridik në Prishtinë, Albin Kurti e cilësoi 7 qershorin si një “ditë të bukur dhe të rëndësishme” dhe u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje.

Ai u sugjeroi votuesve që të verifikojnë paraprakisht qendrën e tyre të votimit në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke theksuar se “sot vendosin ata që votojnë”.

Kurti votoi i vetëm, pa praninë e bashkëshortes dhe vajzës së tij.

/Shqip.com