Lajme

Protesta e 5-të radhazi, qytetarët protestojnë sërish te Kryeministria me thirrjen slogan: Rama n’burg, Berisha n’burg

Edhe këtë të enjte, qytetarët kanë marshuar nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë me thirrjet kundër ndërtimeve në Zvërnec.

Me duartrokitje dhe ovacione, pankarta e thirrje për dorëheqje të kryeministrit Edi Rama, por edhe kundër liderit të opozitës, Sali Berisha, me thirrjen tashmë slogan: “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Ndryshe nga dje, sot nuk ka bllokim nga ana e forcave policore, ndërsa ka prani të shtuar të fëmijëve në mesin e protestuesve.

“Ju erdh fundi”, është thirrja kryesore që dëgjohet në kor.

/Shqip.com