Anglia i shënon Serbisë dy gola në pak minuta!
Publikuar:
(09.09.2025 21:37:41)
Anglia i ka shënuar Serbisë dy gola.
Tre luanët kanë kaluar në avantazh vetëm pak minuta pasi kombëtarja shqiptare shënoi ndaj Letonisë dhe kanë thelluar rezultatin me një gol tjetër në minutën e 36′.
Golat janë shënuar nga Kane dhe Madueke.
Ky është një rezultat favorit për Shqipërinë, që e kalon atë në vendin e dytë të grupit për kualifikueset e Kupës së Botës.
/Shqip.com