S’ka konstituim të Kuvendit të Kosovës as në përpjekjen e gjashtë
Publikuar:
(25.04.2025 10:44:57)

Lëvizja Vetëvendosje ka rivendosur kandidaturën e Albulena Haxhiut për pozitat e kryeparlamentares, por ajo ka dështuar sërish në përpjekjen e saj për të siguruar shumicën e votave.
Në sallë ishin të pranishëm gjithsej 118 deputetë.
Albulena Haxhiu mori vetëm 57 vota në favor, 48 deputetë votuan kundër dhe 3 abstenuan.
Seanca është ndërprerë dhe do të vazhdojë pas 48 orësh.
/Shqip.com