Vërshojnë sërish 2 euro false
![](https://shqip.com/app/uploads/2023/11/2-euro-coin.jpg)
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, rreth sasive të mëdha të 2 eurove false.
Në rastin që ka ndodhur në një market në Lipjan, policia ka njoftuar se një person ka raportuar 2362 monedha në vlerë nga 2 euro, të cilat dyshohet që janë të falsifikuara.
“Kam Marketi, Lipjan – Data dhe koha e incidentit e panjohur. Raportohet se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar 2362 monedha në vlerë nga 2 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara”, thuhet në raport.
Paratë janë konfiskuar, ndërsa rasti ka shkuar në hetime.
Ndërkohë një zyrtar i një banke në Viti ka raportuar se janë deponuar 1131 monedha 2-euroshe false.
Policia i ka sekuestruar paratë dhe po e heton rastin.
“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i një banke ka njoftuar policinë se në bankë nga klientë të ndryshëm në intervalin kohor 28-30.12.2024 janë deponuar 1131 monedha nga 2 €, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara të cilat janë sekuestruar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.
/Shqip.com