Ultimatumi i Izraelit: Nëse Hamasi nuk liron pengjet deri në mesnatë, rinisim sulmet

Izraeli kërcënon: nëse pengjet nuk lirohen deri në mesnatë, ofensiva në Gaza do të rifillojë. Kjo u raportua nga TV izraelit Channel 12 , duke cituar një zyrtar izraelit. “Të gjitha pretendimet e Hamasit se Izraeli ka shkelur marrëveshjen janë të rreme. Kjo është një përpjekje propagandistike e Hamasit. Izraeli ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij. Hamasi vë në siklet ndërmjetësuesit e Egjiptit dhe Katarit,” shtoi ai.