Lajme

Qytetari nga Skenderaj: Nga këto zgjedhje pres që populli në Drenicë të vetëdijesohet

Një qytetar nga Komuna e Skenderajt ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar për zgjedhjet lokale që mbahen sot, e diel.

Pas votimit, ka thënë se nga këto zgjedhje pret që “populli i Drenicës më në fund të vetëdijesohet”.

I pyetur se çka nënkupton me këtë, ka thënë se pret nga qytetarët “të dinë të votojë për fëmijët e vet dhe ardhmërinë e vet, për të mirën e tyre”.

Të dielën e 17 tetorit në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet për kryetarë komunash dhe kuvende komunale.

Në garë për të udhëhequr me Skenderajn janë Bekim Jashari, kandidat i pavarur, njëherësh kryetar aktual, Fadil Nura nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Sokol Halili, kandidat i pavarur./SHQIP.com