Samsung po planifikon prodhimin e telefonave të palosshëm të lirë
Publikuar:
(10.11.2023 09:36:00)

Samsung ka vendosur që para se ta bëjë prezantimin e modelit Galaxy Z Fold 6, i cili është parashikuar të ndodh në verën e ardhshme, të prezantoj një model më të lirë të palosshëm.
Gjiganti korean pritet ta prodhoj modelin e lirë me dizajnin e Galaxy Z Fold ose Z Flip.
Ai pritet të dal në shitje në vitin e ardhshëm dhe është parashikuar që të jetë një smartphone i “tregut të rangut të mesëm”.
Për sa i përket çmimit, mund të presim që ky model i palosshëm të jetë telefon më i lirë Samsung për rreth 400 deri në 500 dollarë.
Megjithëse është shtrenjtë të bësh telefona të palosshëm, një zyrtarë i lart i Samsung, i ka thënë ueb faqes Tom’s Guide se çmimi për t’i prodhuar telefonat e palosshme po bie.
/Shqip.com