Art Jetese

Biftek në piper

Përbërësit:

500 g biftek viçi,
0.10 g mustardë (senf),
0.20 g piper të gjelbër,
0.20 l verë të bardhë,
50 g gjalpë,
0.100 g krem të rrahur për zierje,
0.200 g bizele,
0.050 thelpinj hudhre,
0.100 g qepë,
0.100 g portokall,
0.020 g xhenxhefil.

Përgatitja:

Fërgojeni biftekun nga të dy anët, para se të përfundoni fërgimin lyeni me mustardë dhe fërgojeni nga të gjitha anët edhe një minutë.

Piperin e zi qiteni në vaj dhe fërgojeni, shtoni verën e bardhë dhe prisni që të avullojë pothuajse e tëra, pastaj shtoni një katror gjalpë dhe në fund pak krem për zierje që të përftohet salcë mesatarisht e dendur dhe qitjani sipër biftekut.

Për shtojcë bëni pure nga bizelja.

Zieni bizelen me pak thelpinj dhe me qepë.

Pastaj të gjitha i pasoni dhe për shtojcë, si dhe gërryeni pak lëvore portokalli.

Ju bëftë mirë!

/Shqip.com