Lajme

Rama: Jemi mësuar të mos presim asgjë nga BE-ja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas intervistës me EL PAÍS

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për mediumin spanjoll “EL PAÍS”, ka thënë se “kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë nga Bashkimi Evropian”.

Lexo edhe:
Reuters: BE s’i dha viza Kosovës dhe s’përmbushi premtimet për Ballkanin

Këtë deklaratë e ka bërë para se të udhëtojë për në Slloveni, ku po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Në këtë samit po merr pjesë dhe kreu i qeverisë shqiptare, ku 27 shtetet anëtare të BE-së përfshirë dhe skeptikët si Franca e Holanda, pritet të japin një mesazh të qartë pro nisjes zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Fotografia e përbashkët e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor nga samiti në Slloveni

Gazetari Antonio Pita shkruan se është e vështirë të përcaktosh nëse është lodhja nga udhëtimi, humori i keq apo lodhja nga të njëjtat fjalë të këndshme për integrimin në BE që e bëjnë kryeministrin shqiptar të shprehet kështu.

“Ne kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, sepse kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë të mirë, ka shumë probleme të brendshme dhe zgjerimi nuk pritet me entuziazëm”, tha Rama për samitin.

Pesë e samitit është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilët do të takohen gjatë pauzës mes dy sesioneve. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron./SHQIP.com