Situatë e tensionuar në veri të vendit
Publikuar:
(29.05.2023 08:18:08)

Forca të KFOR-it janë duke e ruajtur sigurinë e objekteve të komunave në veri të vendit, ku pritet sot të nisin punën kryetarët e rinj.
Ndërsa, raportohet se në Zubin Potok e Zveçan janë mbledhur protestuesit serbë.
Protestuesit në Zveçan, janë afruar objektit të komunës në Zveçan, duke tentuar që të futen brenda në objekt, ndërsa policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës.
Nga ora 09:00, kryetarët e katër komunave veriore do të zhvillojnë një takim me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.