Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan
Publikuar:
(15.05.2023 09:44:45)

Një person është gjetur pa shenja jete, të dielën në Lipjan.
Sipas njoftimit të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
/Shqip.com