Lajme

Snjapëristët ukrainas vrasin ushtarët rusë (VIDEO)

Snjapëristët ukrainas vrasin ushtarët rusë
Snjapëristët ukrainas vrasin ushtarët rusë

Njësitë speciale që operojnë pranë ushtrisë ukrainase janë bërë makth i vërtetë për ushtarët e Vladimir Putinit.

E njohur ndryshe si SSO, njësia speciale ukrainase ka arritur deri më tani, pra nga fillimi i luftës të eliminojnë shumë ushtarë rusë.

Pamjet e publikuar më poshtë shfaqin snajperistët e kësaj njësie duke ekzekutuar ushtarët rusë në fushëbetejë.

Vendi i këtyre operacioneve nuk është zbuluar për arsye të sigurisë, kurse në video shihen rusët duke u qëlluar me plumba nga snajperistët ukrainas.

Në anën tjetër, kjo njësi ka bërë të ditur se operon në tërë territorin e Ukrainës dhe kryen operacione të tilla, operacione speciale.

Për ta dihet shumë pak, nga frika se mund të rrjedhë ndonjë informacion që do të rrezikonte jetën e pjesëtarëve të saj.

/Shqip.com