Si të kuptoni nëse dikush ju ka bërë “bllok” në WhatsApp

Mënyra e parë më e shpejtë që tregon se dikush ju ka bllokuar ju është mosshfaqja e statusit online dhe last seen i tyre. Nëse ju arrini ta shikoni last seen apo online status atëherë ky person nuk ju ka bllokuar.
Zakonisht kur një person ju bllokon, ju nuk do të jeni në gjendje të shihni foton e tyre të profilit dhe statusin e tyre.
Nëse ju provoni të dërgoni një mesazh në chat drejt personit që dyshoni se ju ka bllokuar, dhe mesazhet shkojnë vetëm me një tick, me shumë mundësi ju jeni bllokuar.

Nëse ju provoni të telefononi personin që dyshoni se ju ka bllokuar dhe telefonata nuk kryhet, atëherë me shumë mundësi ju jeni bllokuar.
Të gjitha problemet e lartpërmendura për të kuptuar nëse një person ju ka bllokuar apo jo mund të ndodhin dhe në rastet kur lidhja juaj në internet është me probleme.
Lëvizja e fundit që mund të bëni për të kuptuar nëse jeni bllokuar apo jo është të hapni një grup të ri në WhatsApp dhe të shtoni personin që ju dëshironi. Nëse ju shfaqet një mesazh “You are not authorized to add this contact” atëherë ju jeni bllokuar nga ky person.
/Shqip.com