Genc Nuza në kryendeshje, delegohen gjyqtarët e javës së 20-të
Publikuar:
(16.02.2023 20:25:49)

Këtë vikend zhvillohen ndeshjet e javës së 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Shqip.com.
Ashtu si në javën e kaluar edhe kjo xhiro pritet të sjellë ndeshje të forta dhe joshëse. Vëmendja do të jetë në Gjilan aty ku zhvillohet kryendeshja e ku ndeshën Drita e Dukagjini. Drejtësia në këtë përballje i është besuar gjyqtarit më të mirë në Kosovë, Genc Nuzës.
Një ndeshje joshëse luhet edhe në Ferizaj ku ndeshen Ferizaj e Prishtina derisa gjyqtari kryesor aty është Burim Jahmurati.

/Shqip.com