Art Jetese

Ëmbëlsuesit artificialë, më të dëmshëm se sheqeri?

Ëmbëlsuesit artificialë janë bërë pjesë e ushqimeve dhe pijeve të përditshme, nga drithërat, kosi deri te çamçakëzët dhe kafeja.

Megjithatë, provat në rritje nga studimet shkencore ngrenë pyetje mbi sigurinë dhe efektivitetin e ëmbëltuesve artificialë sugjerojnë se kimikatet në to mund të shkaktojnë dëm në trurin dhe trupin tonë, shkruan DailyMail.

Si përgjigje, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka prodhuar projekt-udhëzime (që pritet të zyrtarizohen në prill) të cilat përcaktojnë se ëmbëlsuesit artificialë nuk duhet të përdoren për kontrollin e peshës ose ‘reduktimin e rrezikut të sëmundjeve jo të transmetueshme’ siç është diabeti i tipit 2 ose sëmundjet e zemrës.

Ndër shqetësimet e fundit janë dëshmitë se konsumimi i ëmbëlsuesve artificialë mund të ndikojë në mirëqenien mendore.

Studimi tregoi se efektet shkaktojnë edhe ndryshime gjenetike që mund të kalojnë brez pas brezi.

“Ankthi dhe ndryshimet në shprehjen e gjenit të amigdalës shfaqen deri në dy breza që vijnë nga meshkujt e ekspozuar ndaj aspartamit.”

Dhe ai arriti në përfundimin: “Konsumimi i aspartamit (ëmbëlsuesit artificial) nga njerëzit në doza nën marrjen ditore të rekomanduar nga FDA mund të prodhojë ndryshime edhe në sjellje”.

“Aspartame është lidhur me problemet e të mësuarit, dhimbje koke, humor nervoz, ankth, depresion dhe pagjumësi”.

Studiuesit, nga Universiti Sains në Malajzi, propozuan dy shpjegime të mundshme.

Së pari, se aspartame ngre nivelet e fenilalaninës dhe acidit aspartik në tru – këto, nga ana tjetër, pengojnë neurotransmetuesit dopamine, norepinefrinë dhe serotonin, të cilët rregullojnë aktivitetin dhe emocionet e trurit.

Teoria e dytë është se aspartami rrit nivelet në gjak të hormonit të stresit, kortizolit. Kur kortizoli rritet vazhdimisht, mund të shkaktojë ankth kronik.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime për dëmin e mundshëm fizik të ëmbëltuesve artificialë.

Në shtator, studiuesit raportuan në British Medical Journal se të dhënat e tyre treguan se sa më shumë ëmbëlsues artificialë të konsumojnë njerëzit, aq më i madh është rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare.

Një arsye e mundshme është se ëmbëlsuesit artificialë mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve në një mënyrë që, për ironi, ndërhyn në aftësinë e trupit tonë për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak. Kontrolli i dobët i sheqerit në gjak mund të nxisë inflamacionin kronik, i cili dëmton qelizat.

Raporti rezulton në përfundimin se konsumi i rregullt i ëmbëlsuesve lidhet me një rrezik të shtuar të diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës dhe shtimit të peshës.

/Shqip.com