Lajme

A ishte Kurti pjesë e UÇK-së, tregon në Kuvend kryeministri

Albin Kurti dhe Adem Demaçi.

Një debat për kontributin e kryeministrit Albin Kurti, gjatë luftës ka qenë temë diskutimi mes deputetit, Abelard Tahiri dhe kreut të ekzekutivit.

Sipas Kurtit, askush nuk mund ta cilësojë si “kundër UÇK-së”, dhe shtoi se “ishte sekretar i Adem Demaçit”.

Lexo edhe:
Situata në Jarinje po monitorohet edhe me helikopter të KFOR-it

“S’mund ta përçani popullin me kinse unë jam kundër UÇK-së. Se a  kam qenë UÇK pyete Sylejman Selimin dhe Rrustem Mustafën – dy komandantat të tregojnë. Ama, pushoni me këtë idenë e përçarjes dhe ndarjes. Dëshirën e juaj mos ma përshkruani si fakt mua”, u shpreh Kurti.

Më pas Tahiri, deklaroi se “ka protestuar për lirimin e Albin Kurtit”.

Debati lindi pas deklaratave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, për arkivat e UÇK-së.

Opozita në Kuvend e kritikoi Qeverinë për qasjen në raport me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkohë, ndërhyri edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, duke thënë se “të gjithë kanë kontribuar në formën e tyre” e nuk mund të ndahen viktimat për nga rëndësia. /Shqip.com