Art Jetese Shëndeti

Përfitimet e trurit nga vitaminat B

Depresioni, çmenduria dhe dëmtimi mendor shpesh shoqërohen me mungesë të vitaminave B, zbuloi një studim nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Shtetëror Wayne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mungesa e vitaminës B12 si një shkak i problemeve njohëse është më e zakonshme nga sa mendojmë, veçanërisht në mesin e të moshuarve që jetojnë vetëm dhe nuk hanë siç duhet”, ka thënë Rajaprabhakaran Rajarethinam, një psikiatër dhe autori kryesor i studimit.

Tutje, sipas këtij studimi, ekzistojnë gjashtë vitamina të ndryshme B, secila me përfitimet e veta primare shëndetësore.

Më poshtë po i listojmë gjashtë ushqime të pasura me vitaminë B që hamë çdo ditë:

1. Një vezë përmban një të tretën e vlerës së rekomanduar ditore të vitaminës B7, ndërkohë që përmban edhe sasi të vogla të shumë vitaminave të tjera B.

2. Kosi është i lartë në vitaminë B2 dhe vitaminë B12, si dhe në probiotike natyrale, të cilët mbështesin shëndetin e zorrëve dhe shëndetin mendor.

3. Bishtajoret si fasulet e zeza, qiqrat, edamame dhe thjerrëzat ndihmojnë në rritjen e humorit dhe shëndetit të trurit. Ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminës B9 dhe përfshijnë sasi të vogla të vitaminës B1, vitaminës B2, vitaminës B3, vitaminës B5 dhe vitaminës B6.

4. Salmoni është natyrisht i pasur me të gjitha vitaminat B, veçanërisht vitaminën B2, vitaminën B3, vitaminën B6 dhe vitaminën B12.

5. Farat e lulediellit janë një nga burimet më të mira bimore të vitaminës B5. Ju mund të merrni 20 % të vlerës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine nga vetëm një ons farë!

6. Zarzavatet me gjethe si spinaqi dhe lakra janë një burim i shkëlqyer i vitaminës B9. Ky është ushqimi i parë që u sugjeroj pacientëve që duan të rrisin humorin e ulët.

/Shqip.com