Kongresmeni amerikan Torres viziton Glloxhanin
Publikuar:
(20.11.2022 16:08:51)
Kongresmeni amerikan Ritchie Torres po qëndron për vizitë në shtetin e Kosovës.
Gjatë ditës së sotme ai ka zhvilluar një vizitë në kompleksin memoral në Glloxhan.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosaovës, Ramush Haradinaj.
“Në Gllogjan sot, kisha nderin të pres një mysafir të veçantë, mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin Ritchie Torres.Në mesin e shumë miqve, sot na nderuan edhe atdhetari i madh Harry Bajraktari, ish deputetja Vasfije Krasniqi Goodman, kryetarë të komunave, deputetë, bashkëluftëtarë e kolegë të tjerë” ka shkruar Haradinaj.
Më tutje Haradinaj ka bërë të ditur se Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme.
/Shqip.com