Kuvendi mblidhet sërish sot, në rend dite pikat e papërfunduara
Seanca e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë punimet gjatë ditës së sotme, për të shqyrtuar pikat e mbetura nga Seancat plenare të mbajtura më 7 dhe 24 tetor.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra për Komunikim e Kuvendit, theksohen katër pikat që do të shqyrtohen në seancën që fillon nga ora 13:00.
Katër pikat e rendit të ditës:
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.
Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021.
Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.
Kujtojmë, se në seancën e ditës së djeshme është miratuar në parim projektligji për buxhetin e vitit 2023.
Projektligji u votua me 64 vota për dhe 1 kundër.
/Shqip.com