Sport Shqiptar

Përforcohet Ballkani

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, pas përfundimit të aventurës në Evropë, ku u paraqit me shumë sukses, e ka rikthyer vëmendjen në kampionatin vendor, me synimin për të mbrojtur titullin e kampionit, shkruan Shqip.com.

Skuadra nga Suhareka së fundi është përforcuar me një futbollist të huaj, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur në faqen zyrtare në Faceboook.

Bëhet fjalë për sulmuesin nga Liberia, Van Dave Harmon. Ai më parë ka luajtur edhe për Drenicën e Feronikelin, ndërsa së fundi ishte pjesë e Laçit në Kampionatin e Shqipërisë. Për Kombëtaren e Liberisë është paraqitur në gjashtë ndeshje dhe ka shënuar një gol.

/Shqip.com