Kurti takohet me Borrellin e Lajcakun, diskutohet për marrëveshjen finale me njohje reciproke

Në vigjilje të takimit të Samitit të Berlinit, kryeministri Kurti ka takuar dy përfaqësuesit evropian që janë të deleguar e të infiltruar në çështjen e Kosovës.
Kurti përmes Twitterit, ka njoftuar se është takuar me Josep Borell dhe Miroslav Lajcak.
Tutje ai njofton se në takim është diskutuar Marrëveshja Kornizë e përqendruar në njohjen reciproke dhe çështje të tjera.
Ndërsa, si krim e që duhet dënuar nga të gjithë, cilësohet plaçkitja dhe djegia e veturave në veri të Kosovës, përfundon reagimin e tij kryeministri Kurti.
Përndryshe kryeministri Kurti po e përfaqëon Kosovën në Samitin e Berlinit, e që në njoftimet paraprake është paralajmëruar se do të bisedohet edhe për dialogun e marrëveshjen finale.
Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për nënshkrimin e marrëveshjeve për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.
Këto tri marrveshja pritet të nënshkruhen në ora 11:45.
Hapjen e Samitit e ka bërë kancelari gjerman, Scholz që e ka cilësuar hapjen kufijëve për Ballkanin Perëndimor si rrugën e vetme për integrim.