Spiun i ish-Sigurimit? Ilir Meta padit Autoritetin e Dosjeve: Manipuluan, jam borë e bardhë!
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve. Kjo vjen pasi emri i tij doli në dosje si bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit.
Ish-kreu i shtetit ka bërë kallëzim penal për Gentiana Sulën, Albert Nikollën, Altin Hoxhën, Gjergj Markun dhe Skënder Vrionin me pretendimin se kanë falsifikuar dokumentet shtetërore, raporton Report-tv.
Për Metën, anëtarët e Autoritetit të Dosjeve kanë manipuluar dhe falsifikuar një dosje të vjetër për një person me inicialet I.M, duke ia faturuar atij, në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës.
Në dosjet e autoriteteve në të cilat aludohet se ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kishte qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit del se nuk ishte ai./Shqip.com