Lajme

Policia me pajisje teknologjike për identifikim e kundërvajtjeve në trafik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka folur në lidhje me pajisjet e reja teknike në kuadër të projktit “Patrulla Intelegjente”

Përmes një konference për media ai ka thënë se këto pajisje në mënyre elektronike do të bëjën identifikimin e shpejtësisë, kundërvajtjes në trafik, mjetet e paregjistruara, mjeteve të vjedhura e shumë shkelje të tjera ligjore.

“Deri sot kundërvajtjet janë identifikuar përmes ndalimit, policia e ka ndaluar kundërvajtjen dhe e ka identifikuar kundërvajtjen dhe e ka shqiptuar masën e dënimit. Në ditët në vijim identifikimi i kundërvajtjeve do t bëhet nga vet pajisja teknike, vet pajisja teknike, sensorët, radarët, kamerat, të cilat janë të instaluara në automjet e bëjnë identifikimin e kundërvajtjeve”.

Sipas Mehmetit, qasja në komunikacion do të ndryshoj nga sot.

“Nga sot përkatësisht gjatë ditëve në vijim në komunikacion, do të jenë automjete me mjete teknike të cilat totalisht e ndryshojnë qasjen e policisë ndaj kundërvajtësve”.

Po ashtu, këto pajisje do të mundësojnë shqiptimin e gjobave në mënyrë dixhitale.

Po ashtu, do të bëhet edhe identifikimi dhe deshmimi me fotografi dhe video i të gjitha llojeve të kundërvajtjeve.

Mehmeti gjithashtu potencoi se këto pajisje do te jene në të gjithë territorin e Kosovës, pra përfshirë edhe veriun.

Lexo edhe:
Policia në Ferizaj ju heq patentë shoferin 120 shoferëve vetëm gjatë korrikut

Kujtojmë se Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë muajit korrik të këtij viti ka shqiptuar gjithsej 6.478 gjoba për kundërvajtje në komunikacion.

Përmes një komunikate për media të Policisë në Ferizaj thuhet se këto gjoba janë shqiptuar nga aktivitetet e zhvilluara të policisë për të identifikuar kundërvajtësit.

Numri më i madh i gjobave të shqiptuara ka qenë për shkak të mosrespektimit të shpejtësisë së kufizuar si dhe ju ka hequr patentë shoferin 120 shoferëve./Shqip.com