Aksidentohet autorja e “Për’puthen”
Publikuar:
(29.03.2022 17:51:58)

Autorja e emisionit të njohur “Përputhen”, Olsa Muhameti është aksidentuar me makinën e saj të re.
Lajmin e ka konfirmuar vet ajo në një postim në Instagram, ku ka treguar që është mirë.
Olsa ka treguar se është përplasur me dy student gjatë aksidentit.
Mirëpo, pas kësaj ajo ka treguar se të pranishmit në aksident nuk janë interesuar për ngjarjen, por e pyesin për të ditur informacion rreth emisionit.
“Ke parasysh, tre muaj makina e re dhe ta përplasin dy studente. E ndërkohë që je tym, më pyesin për Përputhen”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, ajo me sukses është duke vazhduar emisionin e saj “Përputhen”.
Kjo pasi ky program është duke u ndjekur më të madhe nga të rinjtë, të cilat janë edhe të interesuar që të bëhen pjesë e saj./SHQIP.com