Lajme

Anëtari i LDK-së: Sot udhëtova në Hagë për të dëshmuar të vërtetën për UÇK-në

Hazir Borovci

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hazir Borovci,ka udhëtuar për në Hagë.

Borovci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se do të jetë dëshmitar për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot udhëtova në Hagë për të dëshmuar për të drejtën e të vërtetën, për luftën çlirimtare të UÇK-së si faqja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare”, ka shkruar Borovci./Shqip.com