9 të vdekur nga një shpërthim i fuqishëm në depon e armëve në Kazakistan
Publikuar:
(27.08.2021 14:19:48)

Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimeve të fuqishme që ndodhën në një depo armësh në jug të Kazakistanit, teksa qindra persona të tjerë janë evakuuar, transmeton Shqip.com.
Siç bën të ditur ministria për emergjenca e këtij vendi të Azisë Qendrore, dyshohet se edhe katër persona të tjerë kanë vdekur.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se punonjësit e shërbimeve të urgjencës dhe personeli ushtarak ishin në mesin e viktimave dhe shtoi se katër persona ishin zhdukur, raporton “Daily Mail”.
Fshatrat aty pranë u evakuuan nga autoritetet, shërbimet e urgjencës ndihmuan të plagosurit teksa disa linja hekurudhore u mbyllën.
Një video e shpërndarë tregoi se si erdhi deri tek shpërthimi i fuqishëm që mori jetë njerëzish. /Shqip.com