9 persona lëndohen në një aksident trafiku te “Kroi i Mbretit”
Publikuar:
(03.06.2022 17:59:06)

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës në fshatin Koreticë e Epërme në vendin e njohur si “Kroi i Mbretit”.
Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com, Bajram Krasniqi zëdhënës në Policinë e Kosovës.
“Në ora 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë e Epërme)” ka thënë Krasniqi
Po ashtu Krasniqi ka bërë të ditur se në këtë aksident trafiku janë përfshirë 4 vetura dhe 9 persona kanë pësuar lëndime.
“Në aksident janë përfshirë katër vetura dhe deri në këtë moment rreth nëntë persona janë lajmëruar që kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit” ka thënë Krasniqi.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin./Shqip.com