Lajme

9 automjete përfshihen në një aksident në Çagllavicë, lëndohen 2 persona

Një aksident trafiku mes nëntë veturave ka ndodhur sot rreth orës 15:20 në Çagllavicë. Nga ky aksident, kanë mbetur të lënduar dy persona.

Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, tri prej veturave të përfshira në aksident kanë qenë në lëvizje, e gjashtë të parkuara.

Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, 9 automjete (tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona”, ka thënë Ahmeti për Shqip.com.

Ndryshe, ajo ka thënë se, me rastin po merret njësiti i trafikut.

/Shqip.com