86 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi
Publikuar:
(23.02.2022 09:43:32)

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat dhe spitalet e vendit janë duke u trajtuar 99 pacientë.
7 pacientë janë në mjekimin inteziv kurse 86 të tjerë janë duke u trajtuar me oskigjenoterapi.
SHSUK njofton se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 47 pacientë.
Në mjekimin intezivë janë 7 pacientë pastaj në Klinikën e Pediatrisë 2 pacientë dhe në Klinikën e Gjinekologjisë 1 pacientë.
Në spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 9 pacientë, në Gjilan, 11 pacientë, në Pejë, 1 pacientë, në Gjakovë 9 pacientë, në Ferizaj 9 pacientë dhe në Spitalin e Vushtrrisë është 1 pacientë. /Shqip.com