832 mijë e 920 shtetas shqiptar dhe të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit prill

832.920 shtetas shqiptare dhe të huaj kanë hyrë në territorin e Shqipërisë gjatë muajit prill.
Kjo është bërë e ditur përmes një publikimi të bërë nga instituti INSTAT. Ndërsa krahasuar me prillin e vitit të kaluar ky numër është rritur për 78.6 %.
Në Prill 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 402.051. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 66,8 %.
Gjatë katërmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 6 herë, ndërsa Kosova ka pasur rënien më të ndjeshme me 13,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Sa i përket daljes nga Shqipëria, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill 2022, janë 834.528 duke shënuar një rritje me 85,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill 2022 janë 449.294.
Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 2 herë. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Prill 2022, janë 385.234. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 75,5 %.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë katër muajve të parë të 2022, është 1.502.984 duke u rritur 52,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.
Hyrjet dhe daljet përfshijnë përfshijnë të gjitha hyrjet e personave në pikat kufitare me ajër, det dhe tokë./Shqip.com