Lajme

Tetë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Dhunë në familje / Foto ilustruese
Dhunë në familje / Foto ilustruese

Gjatë ditës së shtunë në Kosovë kanë ndodhur tetë raste të dhunës në familje, ku janë dërguar në mbajtje tre persona, një nuk është gjetur, një është dërguar në klinikën e psikiatrisë dhe tre të tjerë janë liruar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, vetëm në Prishtinë janë tri raste të tilla.

Në rastin e parë një grua ka raportuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Në të dytin një femër ka raportuar vjehrrën e saj, që sipas ankueses e dyshuara ka ushtruar dhunë psikike. Në të njëjtin rast ankuesja e ka raportuar edhe burrin e saj për dhunë fizike.

Ndërsa në rastin e tret babi ka raportuar vajzën e tij, pasi që kjo e fundja sipas ankuesit për katër vite ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj babait. Me rekomandimin e mjekëve e njëjta është shtruar në klinikën e psikiatrisë

Arrestim

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe në Viti ka ndodhur një rast i dhunës ku gjatë orës 16:00, nëna ka raportuar djalin e saj, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj dhe dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Viktima femër  kosovare, ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull  kosovar,  pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij ndërsa dhunë fizike ndaj motrës së tij”, thuhet në njoftim.

Dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre kanë kryer edhe dy burra, njëri nga Prizreni dhe tjetri nga Klina.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit të dy burrat janë dërguar në mbajtje.

Edhe në rajonin e Gjakovës, policia, ka raportuar për dy raste të dhunës, ku njëri ka ndodhur në Rahovec, ku burri ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas, dhe e njëjta pas lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa burri është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në Gjakovë, ku një grua ka raportuar se është keqtrajtuar nga burri i saj.

“Viktima femër  kosovare, ka raportuar se është keqtrajtuar fizikisht nga burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Shqip.com