Kulturë

8 autorë të rinj përkthehen në italisht

Tetë autorë të rinj shqiptarë janë bërë pjesë e një antologjie në gjuhën italiane, botuar nga “Besa Muci Editore”, nën përkthimin e Valentina Notaro, “La mamma e l’umidità”.

Letërsia është një udhëtim përmes së cilit njohim më mirë veten dhe tjetrin. Kjo antologji shpalos dhe një tablo të letërsisë së re shqipe përmes tematikave dhe stilit që autorët përshfaqin.

Nën moderimin e Fabio Rocchi, antologjia u promovua në praninë e Fabrizio Bucci, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alessandro Ruggera, Drejtor i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Alda Bardhyli Drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Crescenzo Antonio Marino, Drejtor i Programeve të Regione Puglia për Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Pjesë e kësaj antologjie në prozë janë tetë autorë të rinj shqiptarë.

1. Andreas Dushi me tregimin “Lojë me kohë ëndrrash të qena e të paqena”

2. Brajan Sukaj me një pjesë nga romani “Ciklopi”

3. Dionis Prifti me tregime nga vëllimi “Bar Sahara”

4. Flogerta Krypi me një pjesë nga romani “28 rrahje zemre të

përkryera matematikore”

5. Liridon Mulaj me një pjesë nga romani “Mos harro të më kujtosh”

6. Loer Kume me një tregim nga vëllimi “Amygdala Mandala”

7. Rigel Rizaj me një tregim nga vëllimi “Ameba”

8. Suad Arilla me një pjesë nga romani “Libri i kujtimeve dhe i harresës”

/Shqip.com