Lajme

75 vjeçari plagos aksidentalisht një 6 vjeçar në Kukës

Një 6-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në fshatin Kodër Lumë të Kukësit.

Ngjarja, sipas policisë dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht, ndërsa në polici si autor i saj është shoqëruar një 75-vjecar me inicialet H.D, fqinj me të miturin.

“Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Siç raportojnë mediat shqiptare, ende nuk dihen gjendja e 6-vjecarit, i cili është transportuar me urgjencë në spital.

/Shqip.com