Lajme

728 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Qendra-COVID-19

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nga 5.297 testime, 728 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë këtyre 24 orëve, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërkaq janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës

Në total numri i rasteve aktive është 5.118.

Qendra-COVID-19