7 raste të dhunës në familje në 24-të orët e fundit

Në 24-të orët e fundit janë raportuar 7 raste të dhunës në familje. Rastet janë nga Prishtina, Lipjani, Fushë-Kosova, Gjilani dhe nga Malisheva e Mitrovica.
Në Prishtinë një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj i ka ushtruar dhunë psikike. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Po ashtu në Lipjan, raportohet se një grua
ka informuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Në Fushë-Kosovë është arrestua një person pasi i njëjti gjersa ishte në veturë me bashkëshorten e tij kosovare, e kishte sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Dy raste na janë raportuar nga Gjilani. Rasti i parë, është arrestuar një person pasi ai kishte dërguar një mesazh me përmbajtje kërcënuese bashkëshortes së ti kosovare.
Ndërsa në rastin e dytë është arrestuar një person pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën dhe babain e tij. Sipas viktimave i dyshuari këtë gjë e përsëritë në vazhdimësi ndaj tyre.
Dy rastet e fundit vijin nga Malisheve dhe Mitrovica. Në Malishevë është arrestuar një përson pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes se tij ndërsa në Mitrovicë është arrestuar një person pasi ai ka shkaktuar dhunë në familjen e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.